​ Lindsay Lohan bëhet myslimane?!

Aktorja problematike Lindsay Lohan kohëve të fundit po sillet shumë çuditshëm. Ajo ka çuditur fansat e saj pasi ka fshirë të gjitha fotografitë dhe video incizimet të cilat më herët i kishte postuar në profilin e saj në Instagram dhe kishte shkruar “Alejkum selam” në sektorin informues të këtij rrjeti social, transmeton Zeri.info.

Image

Kjo ka shtyrë të gjithë që të mendojnë se aktorja është konvertuar në islam. Pasi gjatë vitit 2015 ajo kishte lexuar në tërësi librin e shenjtë të Kuranit dhe e kishte krijuar bazën e produksionit të saj në Dubai, vazhdimisht arrijnë informata se ajo është në ‘periudhën e ndryshimeve jetësore”, ndërsa tani shumë myslimanë i kanë shkruar komente duke i thënë se janë tepër krenarë me të dhe i dërgojnë mesazhe ‘të paqes dhe bekimit’.

“Miqtë e mi të ngushtë nga Londra dhe Arabia Saudite që ishin aty për mua, më kanë dhuruar librin e Kuranit të cilin e kam marrë me vete në Nju Jork për ta lexuar. Kjo më ka hapur dyert e gjendjes shpirtërore dhe kërkimin e kuptimit të vërtetë për gjithçka. Kjo jam unë”, ka deklaruar ajo kohë më parë kur e kanë pyetur për fenë islame./ZERI

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme