​Arsenali i tregon derën Debuchyt

Mbrojtësi i krahut të djathtë pritet të largohet nga ekipi londinez.

Mathieu Debuchy është i lirë të largohet nga Arsenali. Konfirmimi vjen nga trajneri i ‘Topçinjve’, Arsene Wenger i cili nuk llogaritë më në ish-futbollistin e Newcastle.Debuchy ka luajtur vetëm 16 minuta këtë sezon me Arsenalin dhe në ditët e afatit kalimtar të dimrit do të gjejë një skuadër të re.

“Nuk e mbylli derën për asnjë lojtar, pasi që kam shumë konkurrencë në krahun e djathtë”, ka thënë Wenger për The Mirror.

“Pas Bellerin tani edhe Gabriel më ka bindur se mund të luajë në atë krah”.

“Ajo që dua të them është se Debuchy është rikuperuar plotësisht dhe është i gatshëm për lojë, por ndoshta do të shkojë në ndonjë skuadër tjetër për një eksperiencë të re”.

Debuchy është përballur me shumë lëndime kohët e fundit gjë që ka ndikuar edhe në minutat e paktë të cilat ai i ka kaluar.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme