​Ditë e madhe për FC Prishtinën

FC Prishtina sonte do të ketë natën më të madhe në histori të saj, asi do të nis rrugëtimin në garat evropiane

 

Skuadra më e madhe kosovare, FC Prishtina sonte do të takohet me kampionin e Suedisë, Norrkoping në kuadër të kualifikimeve për Europa League.

Kjo do të jetë ndeshja më e madhe në histori të kësaj skuadre, pasi pritjes së gjatë për të qenë të barabartë me skuadrat tjera evropiane i ka ardhur fundit.

Kryeqytetasit sonte do të kenë punë shumë të vështirë, kur do të përballen në udhëtim ndaj Norrkoping, që është skuadër favorite.

Para ndeshjes trajneri dhe lojtarët e Prishtinës kanë premtuar maksimumin dhe kanë thënë se janë të përgatitur.

Para Prishtinës, edhe skuadra tjetër kosovare Trepça ’89 mori pjesë në garat evropiane, ku të martën u mposht nga Vikingur në kualifikimet për Ligën e Kampionëve.

Ndeshja ndërmjet Norrkoping dhe FC Prishtinës do të zhvillohet nga ora 20:00. /Express/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme