​Katër aksidente në Fushë Kosovë, ka edhe të lënduar (Foto)

E hënë, 24 Tetor 2016  –  Sakte.net

Katër aksidente trafiku kanë ndodhur mëngjesin e sotëm në Fushë Kosovë.

Sipas policisë së Kosovës, në dy prej aksidenteve janë përfshirë dy vetura, ndërsa në dy të tjerë janë përfshirë katër vetura.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës Baki Kelani e ka konfirmuar lajmin për KosovaPress,

duke thënë se Njësitë Policore janë në vendngjarje. Si tha se është raportuar për të lënduar, megjithatë për natyrën dhe shkallën e lëndimeve ende nuk ka konfirmim nga mjekët.