​Kurti: Shteti e ka vrarë Astrit Deharin (FOTO)

E shtune, 12 Nentor 2016  –  Sakte.net  /

Ka përfunduar protesta e Lëvizjes Vetëvendosje, e cila është zhvilluar sot para Burgut të Prizrenit me moton “kërkojmë drejtësi për Astrit Deharin”, ku një javë më parë, në rrethana ende të pa sqaruara ka humbur jetën i paraburgosuri Astrit Dehari.

 

Ish lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti gjatë protestës tha se shteti e ka vrarë Astrit Deharin, por se ai nuk mërzitet vetëm për Astritin, por për të gjithë qytetarët e shtetit, të cilët jetojnë në këtë vend aspak të sigurt dhe të rrezikshëm.

Ndërsa në këto çaste është duke u zhvilluar një protestë në Gjenevë, para objektit të OKB-së, ku kërkohet drejtësi për Astrit Deharin.

Astrit Dehari ishte aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje dhe për 68 ditë kishte qëndruar i paraburgosur me akuzë për sul ndaj Kuvendit të Kosovës./KosovaPress/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme