​Lamtumirë Zidane, Perez gjen trajnerin e ri (Foto)

Joachim Low pritet të zëvendësojë Zinedine Zidane si trajner i Real Madridit

 

Humbja nga Barcelona në Santiago Bernabeu, ka lëkundur karrigen e Zinedine Zidane, i cili në rast se dështon të fitojë Ligën e Kampionëve dhe La Ligan do të largohet.

Sipas AS, presidenti Florentino Perez si zëvendësues të francezit e sheh trajnerin e Kombëtares së Gjermanisë, Joachim Low.

Në listën e tij po ashtu janë edhe Antonio Conte dhe Mauricio Pochettino. /Express/