Reperi Kastriot Rexha, i cili ndryshe njihet si Majk, pavarësisht temperaturave të ulëta që po mbretërojnë në vendin tonë këto ditë ai duket se nuk po bashkëndjen me të tjerët.
“Fund”, titullohet kënga e tij e fundit, këngë kjo e cila dëgjohet gjithandej në kafene, vetura e të tjerë, njofton KosovaPress.
Majk vazhdon të jetë shumë aktiv në rrjete sociale për të treguar jetën e tij të përditshme por edhe njoftime për koncerte të ndryshme. Së fundmi ai ka publikuar një fotografi në të cilën shihet brenda një saune, në të cilën ka shkruar “Ftoft ????????? i make it hot”.