​Mësohen dy skuadrat finaliste të Kupës së Kosovës

Llapi dhe Besa janë kualifikuar në finale të Kupës së Kosovës në futboll.

 

Skuadra e Llapit ka kaluar në finale të Kupës së Kosovës, pasi në gjysmëfinale ka mposhtur Drenicën me rezultat 4:1.

Në finale ka shkuar edhe skuadra e Besës, e cila mposhti Trepçën 6:0, duke kaluar në finale me rezultat të përgjithshëm 8:2.

Kujtojmë se finalja ndërmjet Llapit dhe Besës do të zhvillohet me 1 qershor. /Express/