​Morata dridh Realin, do të luajë për këtë trajner (Foto)

Alvaro Morata e ka pranuar se në ditë do të luaj nën drejtimin e Antonio Contes

 

Sulmuesi spanjoll i Real Madridit, Alvaro Morata ka vetëm fjalë të mira për trajnerin e Chelseat, Antonio Conte.

Ai edhe pse tregoi se nuk ka punuar kurrë me Conte, insiston se ai është trajneri që ka besuar më shumë në të dhe se një ditë do të punojnë bashkë.

“I jam borxh atij, sepse është trajneri që ka besuar më shumë në mua, që më ka dashur më shumë dhe që më ka bërë të besoj se mund të luaj në nivele të larta. Nuk kam pasur kurrë mundësinë të punojë për të, por jam i bindur që një ditë do të punojmë bashkë”, ka thënë Morata për The Guardian. /Express/