​Torino refuzon 60 milionë euro për Belottin

Klubi italian nuk është i interesuar ta shesë sulmuesin kryesorë.

Andrea Belotti ka qenë zbulimi i këtij sezoni në Serie A, duke realizuar 24 gola dhe së bashku me Edin Dzekon e Romës prinë në listën e golashënuesve më të mirë në Itali.

Forma e mirë e 23-vjeçarit ka rënë në sy të shumë skuadrave evropiane ndër të cilat është edhe Chelsea.

Blutë kanë bërë një ofertë prej 60 milionë eurosh për futbollistin, por presidenti i Torinos Urbano Cairo e ka refuzuar atë pa u menduar dy herë, shkruan e përditshmja italiane Tuttosport.

Kërkesa e presidentit të Torinos, është 100 milionë euro dhe asnjë cent më pak, ku mbetet të shihet se a do të dalë ndonjë skuadër që do të paguante këtë shifër kaq të madhe parash.