Dejan Stankovic beson se Manchester United do ta fitojë Premierligën nën drejtimin e Jose Mourinhos
Pavarësisht se po kalon një edicion jo të mirë me Manchester Unitedit, kjo nuk e pengon Dejan Stankovicin që të besojë në Jose Mourinhon.
Ai madje thotë se Unitedi me të do të fitojë edhe titullin e Prmierligës.
“Jam i sigurt që mundet dhe do të fitojë Premierligën me Unitedin. Ai të drejton drejt suksesit dhe natyrisht do ta fitojë titullin me një skuadër me aq shumë traditë sa Unitedi”, tha Stankovic për Omnisport. /Express/