​Jaguar fillon prodhimin e motorit të ri me katër cilindra

Prodhuesi i automobilave Jaguar ka investuar shumë në të ardhmen e motorëve të tij.

Marka britanike ka shpenzuar më shumë se 1.28 miliardë funta në U.K. Engine Manufacturing Center (EMC) për të prodhuar motorin e parë Ingenium.

Kompania sot ka festuar prodhimin e motorit të parë Ingenium, me 2.0 litra dhe katër cilindra, që do të ketë debutimin në automjetet Jaguar dhe Land Rover në fillim të kësaj vere.

Manufacturing Centre po ashtu do të jetë shtëpia e performancave të reja të larta të motorit të Jaguarit prej 2.0 litra, i cili do të ketë rreth 300 kuaj fuqi kur të prodhohet.

Tashmë kemi parë adoptimin e markës të katër cilindrave në aplikacione të reja, sidomos te Jaguar F-Type, i cili debutoi në New York Auto Show.

E-Pace SUV i ardhshëm, po ashtu, do të ketë katër cilindra me turbo-mbushje Ingenium dhe që pritet të debutojë vitin e ardhshëm, transmeton KP.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme