​Rrjedh fotoja e parë e Renault Megane RS 2018

Renault Megane RS i ri, premiera e të cilit pritet të bëhet muajve të ardhshëm, dallon nga ana vizuale nga modeli standard dhe ka një pamje “agresive” sportive.

 

Në fotografinë, e cila ka rrjedhë në internet, shihet një pjesë e automobilit të ri.

Pritet që Megane RS të ketë motor turbo-benzinë prej 1.8 litra, të cilin e përdorë edhe modeli sportiv Renault Alpine A110.

Automobili pritet të disponojë me rreth 300 kuaj fuqi dhe ndërrues manual prej gjashtë shpejtësive, ose edhe opsionin automatik prej shtatë shpejtësive.

Spekulohet se Renault Megane RS për vitin 2018 mund t’i prezantohet publikut kah fundi i majit, në kuadër të garës Formula 1 për shpërblimin e madh të Monakos, derisa paraqitja në panair do të rezervohet për shtator në auto-sallonin në Frankfurt, transmeton KosovaPress. Tash për tash nuk ka raportime as për çmimin e kësaj veture.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme