10 gjëra më qesharake të punuara nga ari (FOTO)

Për njerëzit thuhet se janë qeniet më të mençura në botë. Megjithatë, jo rrallë këto qenie dinë të bëjnë dhe gjëra të marra – që kalojnë madje në budallallëk. Si të përshkruajmë ndryshe krijimin e këtyre 10 gjësendeve të panevojshme prej ari – të cilat do t’i prezantojmë në vijim.

Letra e tualetit

Kompania australiane “The Toilet Man” ka prodhuar letrën e tualetit prej arit 22-karatësh, paketimi i së cilës kushton “vetëm” 1,376,900 dollarë. Letra është treshtresore dhe e butë – ndërsa ajo vjen me një shishe shampanje të zgjedhur.

Derisa shkëputni një copë të letrës së tualetit, pluhuri i arit do të shpërndahet gjithandej, duke krijuar kështu një ndjenjë të papërsëritshme – kanë thënë drejtuesit e kësaj kompanie gjatë prezantimit të kësaj letre në Dubai.

1

Pilulat

Epo, nëse ekziston letra për ta fshirë prapanicën me ari, pse të mos ekzistojnë dhe pilulat që do të ndikonin në prodhimin e fecesit (jashtëqitjes) prej ari. Këto kapsula të çuditshme prej ari 24-karatësh janë prodhuar nga Tobias Wong dhe kompania “Just Another Rich Kid”.

Sipas prodhuesve, hedhja në treg e këtyre pilulave ishte bërë me kërkesë të një njeriu të pasur – i cili ka arritur gjithçka në jetë – përveç të kishte fecesin prej ari.

2

 

Këmisha

Këmisha me vlerë prej 20,000 dollarëve është pronë e pasanikut nga india, Datta Phuge. Kjo këmishë është punuar nga 15 artarë – që kishin punuar 16 orë në ditë për dy javë rresht – ndërsa Phuge mendon se shkëlqimi i saj do të jetë i parezistueshëm për femrat.

nnGOLD MINGERnnWealthy Datta Phuge has splashed out 14,000 GBP on a solid gold shirt to make sure he's a 24 karat hit with women in central India.nnMoney-lender Datta, 32, from Pimpri-Chinchwad, says the shirt took a team of 15 goldsmiths two weeks to make working 16 hours a day creating and weaving the gold threads.nnIt comes complete with its own matching cuffs and a set of rings crafted from left-over gold.nn"I know I am not the best looking man in the world but surely no woman could fail to be dazzled by this shirt?" he explained.nn(ends)

Lapsi

Këta lapsa prej ari janë prodhuar nga dizajneri Korean, Daisung Kim. Lapsat kanë një shtresë të hollë të arit 24-karatësh – dhe kushtojnë 20 dollarë për copë.

4

Limonada

Kjo pije ultra-luksoze është prodhuar nga kompania Elixia Faustin, me seli në Dubai, me kërkesë të një klienti të saj. Limonada ekstravagante me grimca ari 24 karatësh, është krijuar që të “freskojë” mendjen e klientit të pasur.

5

Arkivoli

Ky arkivol është ideuar për ata që pëlqejnë gjëra luksi në këtë jetë, apo dhe në jetën e përtejshme. Arkivoli prej ari është punuar nga kompania “Art Funeral” nga Italia, ndërsa vlera e tij është 400,000 dollarë. Brenda arkivolit ndodhet dhe një telefon i praruar me ar, nëse rastësisht i varrosuri dëshiron të bëjë thirrje nga ajo botë. Budallallëk i llojit të vet – apo jo?

6

 Kapëset

Nuk dimë se për çfarë mund të shërbejnë këto kapëse letrash prej ari – pos nëse nuk janë ideuar që ta impresiononi shefin tuaj kur ta dorëzoni raportin e punës. Këto kapëse janë të punuara nga ari 14-karatësh, ndërsa shiten si komplet 24 copësh – me një çmim prej 210 dollarësh.

7

 Pema e Krishtilindjeve

Kompania japoneze e stolive, Ginza Tanaka, krijon gjëra interesante prej ari – në mesin e të cilave edhe pemën e krishtilindjeve. Pema është e gjatë 2.5 metra dhe të gjitha elementet dekoruese të saj janë të punuara po ashtu nga ari. Vlera e kësaj peme është 2 milionë dollarë.

8

Akullorja

Nëse e keni pasion akulloren dhe arin, atëherë ju mund të porosisni një akullore unikate në restoranin “Serendipity 3”, në New York. Kjo akullore krijohet nga çokollata e shtrenjtë Amedei Porcelana dhe vanilia nga Tahiti apo Madagaskari, të kombinuar me arin 23-karatësh. Një akullore e tillë kushton 1,000 dollarë.

9

Djathi

Ari është gjëja e fundit që prisni ta gjeni në djathë, mirëpo jo në djathin e kompanisë britanike, Long Clawson Dairy. I prodhuar në sasi të limituar – 100 gramë të këtij djathi me copëza ari kushon 95 dollarë – që e bën atë djathin më të shtrenjtë në Britani të Madhe.

10

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme