12 gjërat që duhet t’i dini për Dua Lipën (Video)

Super ylli shqiptar me famë botërore, Dua Lipa, ditë më parë u bë pjesë e një interviste ekskluzive për ‘Billboard’ ku zbuloi disa detaje mjaft interesante nga jeta e saj.

Mesa tjerash këngëtarja tregoi edhe 12 gjërat që duhet t’i dimë për të.

1.Dua Lipa është rritur në Londër.

2.Bendi i preferuar i këngëtares janë ‘Coldplay’.

3.Kur ishte e vogël Dua kishte provuar që të luaj basketboll vetëm pse ishte e shkurtër dhe mendonte so do i ndihmonte të rritej por më pastaj kishte hequr dorë nga ky aktivitet por pavarësisht kësaj qëllimi është u arritur edhe pa ndihmën e këtij sporti.

4.Spektakli i saj i preferuar televiziv është ‘American Horror Story’

5.Kafshët e saja të preferuara janë qeni dhe drenusha.

6.Prindrit e inspirojnë Duan për gjithçka.

7.Kënga e parë e krijuar nga Dua nuk kishte titull por ajo ia kishte kënduar atë mamasë së saj që në të ardhmen ta linte atë të eksplorone vende të ndryshme të botës.

8.Personat që e inspirojnë Duan për muzikë janë Pink, Nelly Furtado, dhe babai i saj.

9.Duas do tï pëlqente të bashkëpunojë me The Weekend dhe Sian.

10.Nëse do t’i duhej të përshkruante albumin e saj vetëm me një fjali do të ishte ‘Great’ ‘I madh’.

11.Kur njerëzit do të dëgjonin muzikën e saj, Dua do të dëshironte që të ndiheshin të fuqizuar.

12.Kënga që Dua do t’i sygjeronte njerëzve ta dëgjonin është ‘Hotter than hell’ për arsye se është shumë personale dhe e një zhanër i muzikës të cilin e pëlqen më së tepërmi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme