Ky sezon është sezoni i Mërgim Berishës në Austri.
18 vjeçari nga Kosova, ka shënuar sërish për skuadrën e tij Liefering, duke i mundësuar një pikë në barazimin 1:1 në udhëtim te Austria Lustenua.
Për Mërgim Berishën, ky ishte goli i shtatë në po kaq ndeshje në ligën e dytë të Suedisë, shkruan Lajmi.net.
Berisha me shtatë gola prinë në listën e golashënuesve, ndërsa skuadra e tij kryeson në tabelë me 17 pikë, katër më shumë se ndjekësi i parë.