35 të vrarë në sulmin terrorist në Stamboll (Video)

Viti i ri 2017 ka nisur përgjakshëm për Turqinë.

Së paku 35 persona janë vrarë dhe mbi 40 janë plagosur në një sulm terrorist në një klub nate në Stamboll.

Së paku dy persona të veshur si Babadimra kanë hyrë në një klub të famshëm dhe kanë gjuajtur me armë në drejtim të njerëzve që gjendeshin aty. Klubi quhej Reina, dhe ndodhet në rajonin Ortakoy.

Sulmuesit kanë ikur nga vendi i ngjarjes.

Qindra njerëz gjendeshin brenda duke festuar ardhjen e vitit të ri. 17.000 policë janë në detyrë në Stamboll në natën e vitit të ri pas një viti 2016 të mbushur me sulme terroriste.