Një 40-vjeçare u diagnostikua më tumor në tru në një fazë të avancuar dy vite më parë dhe mjekët nuk i dhanë shumë shpresa për jetën.
Ajo që shqetësoi më tepër Elizabeth Diamond, ishte fati i fëmijëve të saj, pasi ajo ishte e ndarë nga babai i tyre dhe kishte shumë frikë se ata do të mbeteshin vetëm.
Por, shoqja e ngushtë e nënës 40-vjeçare, Laura Ruffino Orchard Park, i premtoi asaj se do të kujdesej gjithmonë për ta.
“Ajo më tregoi çfarë i kishte ndodhur dhe dëshironte që unë të kudjesesha për fëmijët që do të mbeteshin vetëm. I thashë menjëherë po”, – tregon Laura Ruffino Orchard Park.
Pas vdekejs së mikeshës, ajo me bashkëshortin morën fëmijët në shtëpinë e tyre, por hasën shumë vështirësi, pasi nuk kishin kushte të mira ekonomike.
Ata u ndihmuan finaciarisht nga shumë miq e të njohur, të cilët hapën edhe një fushatë në internet për t’ju ardhur në ndihmë, por kurrë nuk e shkelën premtimin që i bënë shoqes së tyre në ditët e fundit të jetës./b.s/noa.al/