Vuçiç për Finacial Times: Nuk i frikësohem zgjedhjeve

Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq në një intervistë dhënë për gazetën londineze “Financial Times” i ka hedhur poshtë protestat disa javësh të cilat po mbahen kundër pushtetit të tij dhe i ka bërë thirrje opozitës t’i kërkojnë zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Ai ka thënë se kërkesa për mbajtje të zgjedhjeve të parakohshme shumë lehtë do ta ketë përkrahjen e tij dhe të Partisë së tij Përparimtare Serbe.

“Duhet ta dëgjojmë popullin, mirëpo kurrë nuk do të jem i gatshëm t’i dëgjojë liderët politikë të cilët e kanë shkatërruar ardhmërinë e këtij vendi”, ka thënë Vuçiq.

Kryetari i Serbisë, të cilin Financial Times e përshkruan si “nacionalisti i reformuar”, ka thënë se opozita “nuk e ka lehtë ta mundë”.

Financial Times pretendon se mijëra qytetarë të Serbisë po protestojnë në protesta disa javësh nëpër borë dhe temperatura nën zero për shkak të ndikimit të pushtetit në medie dhe dhunës kundër gazetarëve dhe liderëve opozitarë.

Njëri prej liderëve opozitarë Dragan Gjillas ka thënë për Financial Times se nuk e akuzon Vuçiqin se ka urdhëruar sulmin ndaj Borko Stefanoviqit gjë që i ka nisur protestat, mirëpo ai është më meritori për atmosferën e dhunës në Serbi.

“Vuçiq ka vizatuar caqe nëpër shpina tonë”, ka thënë Gjillas.

Lideri i Partisë Popullore Serbe Vuk Jeremiq i akuzon liderët perëndimorë se i mbyllin sytë për pushtetin gjithnjë e më autoritar të Vuçiqit sepse shpresojnë se me të do të arrijnë marrëveshje për Kosovën, transmeton Financial Times.

“A vërtet prisni që momenti Kashoggi të ndodh në Serbi dhe të thoni “kështu nuk duhet të duken gjërat në një shtet evropian?” Jam i bindur se, nëse vazhdojmë me këtë rrugë, ky moment do të ndodhë”, ka thënë Jeremiqi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme