Ministri i punëve të jashtme i Serbisë Ivica Dacic nuk ka dashur sot të konfirmojë se Republika Palau e ka tërhequr njohjen e Kosovës, siç kishte paralajmëruar dje.
“Kryetari i Palaut, Tomas Remengesau i Riu, ka arritur në Beograd dhe nesër do të takohet me kryetarin (e Serbisë) Vucic. Unë do t’ju lusja të përfundoni vetë. (Ministri i punëve të jashtme i Kosovës, Begjet) Pacolli i ka shkruar kryetarit të Palaus sapo ka dëgjuar dhe unë nuk dua t’i dëmtoj ineteresat tona (serbe), prsini njëherë sa ta përfundojmë punën”, ka thënë Dacic sipas medieve serbe.
Sipas Dacicit, është herët të thuhet se edhe Shën Kisti e Nevisi do të tërheqin njohjen e Kosovës, por sipas tij, “ka gjasa që kjo të ndodhë”, ka thënë ai, duke shtuar se këtoj vende kanë vlerë të barabartë gjatë votimit në OKB.
Sipas Dacicit, për disa muaj numri i vendeve të cilat e kanë njohur Kosovën do të bjerë në 96.
Duke komentuar deklaratën e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi se taksat në mallrat serbe duhet të hiqet. Dacic ka thënë se është skeptik se kjo edhe mund të ndodhë.