Ashtu siç u njoftua ditën e djeshme, Kryesia e re e Partisë Demokratike është mbledhur sot për të nisur përgatitjet për protestat popullore që paralajmëroi të enjten në Kuvend, kryedemokrati Lulzim Basha.
Kolegji i kryetarëve ka diskutuar për detajet, formën dhe datën e protestës, duke vendosur që në datën 16 shkurt të organizohet një tubim madhështor në kryeqytet.
Mësohet se protesta do të nisë në orën 11:00, por ajo do të paraprihet nga disa protesta të tjera në qytete të ndryshme të Shqipërisë.