Një çift të moshuarish janë sulmuar dhe grabitur me armë mbrëmjen e sotme në qytezën e Memaliajt. Dy persona me maska kanë goditur me qytën e pistoletës kambistin 70-vjeçar Mustafa Mustafai dhe bashkëshorten e tij Thëllëze Mustafai, 67 vjeçe.
Mësohet se çiftit i janë vjedhur 7 milionë lekë në momentin që ata po mbyllnin dyqanin e tyre. Bashkëshortja e kampistit është qëlluar me qytë pistolete teksa mbyllte derën e dyqanit, ndërsa Mustafai pas sulmit të dyfishtë ka kërkuar ndihmë nga vendi i ngjarjes duke bërtitur.
Raportohet se 70-vjeçari dhe bashkëshortja e tij janë duke u trajtuar me ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës, por gjendja e tyre paraqitet e rëndë.