Se Kosova i ka plotësuar kriteret për viza, kishte deklaruar edhe Hahn

Nataly Apostolova ka thënë se nuk do të ketë më kushte të tjera sa i përket çështjes se liberalizimit të vizave për kosovarët. Tash topi është në oborrin e shteteve anëtare për të marrë vendimin, ka thënë ajo.

“Vitin e kaluar politika kosovare kishte shpallur data që liberalizimi i vizave do të ndodhë deri në fund të vitit, përndryshe duhet të them që komisioni evropian e ka kryer punën e vet, është dhënë rekomandimi për parlamentin dhe këshillin e Bashkimit Evropian, tash topi është në oborrin e shteteve anëtare per të marrë vendimin.

Ngjashëm e kishte deklaruar edhe komisionari evropian për Zgjerim, Johannes Hahn në dhjetor të vitit të kaluar gjatë vizitës së tij në Prishtinë, njofton KosovaPost.

Duke folur për liberalizimin e vizave për Kosovën kishte deklaruar se merr kohë të miratohen të gjitha dispozitat ligjore dhe kërkoi nga kosovarë të kenë durim edhe për disa muaj që të merret pëlqimi nga të gjitha vendet anëtare të BE-së.

“Puna është kryer nga Kosova dhe ishte radha jonë të implementojmë dhe kjo ka nisur me raportin dhe është marrë Parlamenti, i cili ka vendosur me një shumicë. Tash çështja ndodhet në Këshillin Evropian, i cili merr më së shumti kohë për ta kaluar këtë hap të procesit dhe kam besim dhe se data 2020 është më realiste, por mos u mbani peng i numrave”, porositi Hahn.

Asokohe, Hahn ka folur edhe për taksat prej 100 për qind ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës.    

“Të gjithë kemi qenë të befasuar dhe të zhgënjyer kur u vendosën tarifat doganore ndaj Serbisë dhe kjo nuk duhet të mbetet në fuqi, por të fokusohemi në fushat e lartpërmendur dhe jemi në BE jemi në dijeni për vështirësitë aktuale në tregti dhe në të gjitha takimet e mia kam propozuar që të fokusohemi në zgjidhjen e çdo gjëje që kanë të bëjë me tregtinë ndërmjet dy vendeve”, tha Hahn.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme