Berisha: Isa Mustafa është një xhenaze vertikale politike

Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka sulmuar ashpër kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, transmeton Gazeta Metro.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës e ka quajtur ish-kryeministrin e Kosovës, si një ‘xhenaze vertikale politike’ dje në televizionin T7 derisa po fliste në lidhje me partinë që ai udhëheq.

Berisha nuk ka kursyer fjalët për të parin e LDK’së duke thënë se Mustafa nuk mund të bëjë ‘as hair e as dëm’ gjendjes së krijuar në Kosovë.

“Isa Mustafa është një xhenaze vertikale politike….As hair, e as dëm s’mund të bëjë”, është shprehur Berisha.

Krejt kjo ‘nxehje’ e deputetit Berisha ndaj Mustafës vjen pasi ky i fundit ka kritikuar Qeverinë Haradinaj dhe duke kërkuar rrëzimin e saj sa më parë pasi po i sjell dëme Kosovës.

Berisha e ka porositur Mustafën duke i thënë se ai nuk ka drejtë të flas pasi sa ishte në qeveri nuk ka bërë asgjë të mirë për Kosovën dhe se qytetarët nuk i kanë parë aspak atij ‘hairin’.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme