Mësuesi në Gjakovë dyshohet për ngacmim seksual të 27 nxënëseve, kërkohet paraburgimi i tij

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka bërë kërkesë pranë Gjykatës Themelore në Gjakovë për masën e caktimit të paraburgimit kundër të pandehurit B.V., për shkak se i njëjti dyshohet të ketë kryer veprën penale “keqpërdorimi i personave nën moshën 16 vjeçare”.

“I pandehuri B.V., që nga shtatori i vitit 2018, në cilësinë e mësimdhënësit të gjuhës shqipe në shkollën fillore ‘Mazllum Këpuska’ në Gjakovë, dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme ka filluar ngacmimin seksual ndaj 27 nxënëseve të një klase/paralele në këtë shkollë, duke përdorur fjalë joshëse e duke i ledhatuar e prekur në pjesë të fytyrës dhe në pjesë të ndryshme të trupit”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës.

Me këtë, sipas Themelores, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri ka përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar më lartë.

Prokurori i rastit ndaj të pandehurit, ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme