Kuvendi i Shqipërisë me 99 deputetë/ Sot betohen dy të PD dhe një i LSI

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u dha dje mandatin tre deputetëve të rinj të opozitës. Konkretisht, bëhet fjalë për Adriatik Alimadhi, kryetari i Ballit Kombëtar, i cili kishte kandiduar si deputet në listën e PD-së në Qarkun e Vlorës.

Krahas tij, ishte edhe Arben Elezi, kandidat i PD-së për Qarkun e Elbasanit. Nga Lëvizja Socialiste për Integrim ishte Amra Borava, kandidate për deputete në Qarkun e Shkodrës, e cila do të zëvendësojë ish-deputetin Agron Çela.

Tre deputetët e rinj që do të marrin mandatin pritet të bëjnë betimin në seancën e kësaj të enjteje, duke e çuar numrin e përgjithshëm të deputetëve në Parlament në 99. Deri sot, LSI-ja ka plotësuar vendet e lëna bosh nga 11 ish-deputetë të saj, ndërkohë që PD-ja ka qenë më solide, ku vetëm 6 ish-kandidatë kanë pranuar të marrin mandatin e deputetit.

PD

Myslim Murrizi

Rudina Hajdari

Ligoraq Karamelo

Alban Zeneli

Majlinda Halilaj

Lefter Maliqi

LSI

Enda Koçiraj

Nimet Musai

Ralf Gjoni

Ylli Shehi

Aurora Mara

Erdiola Braha

Edlira Hyseni

Enver Roshi

Edmond Rrushi

Elda Hoti

MARRIN SOT MANDATIN

PD

Adriatik Alimadhi

Arben Elezi

LSI

Ambra Borova

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme