Lajm i mirë: Parlamenti Evropian voton pro procesit për liberalizimin e vizave për Kosovën

Parlamenti Evropian sot ka votuar për hapat e ardhshëm të procesit për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.


Raportuesja  e Kosovës në Parlamentin Evropian, Tanja Fajon, ka shkruar në “Facebook”, se ndjehet e lumtur që Plani i Përhershëm përsëri u votuar në PE. “Kosova duhet të ketë qasje pa viza në BE. Një shumicë e mirë në favor”, tha ajo.

Ky votim ka qenë pjesë e një hapi ligjor, në mënyrë që të vazhdohet mandati i këtij procesi edhe në kohën e tranzicionit, pasi zgjedhjet në Bashkimin Evropian do të mbahen në muajin maj.

Nga 469 deputetë sa ishin prezentë, 331 prej tyre kanë votuar pro, 126 kundër, ndërkaq 12 kanë abstenuar./

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme