Virusi kinez, i cili deri tani ka infektuar me qindra njerëz në tërë botën, dhe është përhapur në 10 shtete të ndryshme, mund të transmetohet vetëm me anë të teshtimës apo kollitjes, shkruan Dailymail, transmeton Gazeta Express.
Shkencëtarët deri tani kanë menduar që ky infeksion mund të përhapet vetëm përmes pështymës, sekrecioneve të tjera ose përmes kontaktit të drejtëpërdrejtë me ndonjë të infektuar, mirëpo po del që virusi mund të transmetohet shumë më lehtë se ç’është menduar.
Ky përfundim ka ardhur kur qyteti i tretë në Kinë është izoluar sot, pasiqë zyrtarët e kanë pasur të pamundur ta ndalojnë përhapjen e tij. Është raportuar që shumë evente në Kinë janë anuluar. Gjithashtu është bërë izolimi i stacioneve të trenit, autobusëve dhe hapësirave te tjera publike.
Organizata Botërore e Shëndetësisë edhe pse nuk ka lëshuar ndonjë deklaratë të gjendjes emergjente, gjithsesi ka bërë thirrje që të shtohet kujdesi i njerëzve për ta penguar përhapjen e virusit vdekjeprurës. Ata planifikojnë të takohen sot për të finalizuar një verdikt të fundit në lidhje me gjendjen aktuale.
Deri tani janë raportuar 582 njerëz të infektuar në Kinë, 17 vdekje, në Tajlandë 4 raste kurse në Shba, Singapor, Japoni, Britaninë e Madhe dhe Taiëan nga një rast./Express