Një histori rrëqethëse dhe një dramë që jetohet dy herë nga dy pesona të ndryshëm, por që kanë të përbashkët skamjen dhe varfërinë. Ndërsa nëna 40-vjeçare hapi zemrën dhe tregoi historinë e saj në emisionin “Me Zemër të Hapur” me autore Evis Ahmetin, të njëjtat gjëra duket se i ka përjetuar edhe vajza e saj.
“Ma solli çupën në shtëpi një vajzë dhe më tha e kishte shoqe. Ajo më tha se po e ndihmonte vajzën time të linte drogën. Unë e dallova që ajo ishte një vajzë e keqe. Vajza ime kishte 2 vite që merrte drogë. Mbyllej në kuzhinë dhe përdorte lugët dhe e merrte edhe me dhunë.
Ky çift vinte e merrte vajzën shumë herë në shtëpi. e kuptova çfarë po ndodhte dhe mora policinë në telefon.
Çifti e dhunonte vajzën, e torturonin. Iu përgjërohesha të mos ma preknin vajzën. Iu thoja e kam lindur 2 kile mish, mos ma përdorni vajzën. Ata me thoshin “pse ti do ta punosh këtë”. Kur lajmërova policinë ata e mbajtën peng vajzën 1 javë. E gjeti poliica në rrugë dhe e morën. Shkova e denoncova në polici dhe më pas ata u arrestuan dhe vajza shkoi në qendër. Kam folur në telefon me të, më thotë kam frikë të jetoj sërish me ta”, rrëfeu ajo.