Pas konfirmimit të aktakuzave nisin kontrollet në Kosovë, EULEX bastis shtëpinë e Thaçit dhe Veselit, si dhe zyrat e PDK-së

Një ditë pas konfirmimit të aktakuzave nga Gjykata Speciale, EULEX në Kosovë ka nisur bastisjes.

 

Uniformat e institucionit kanë hyrë për kontroll në shtëpinë e Presidentit të dorëhequr Hashim Thaçi dhe Kadri Veselit, teksa janë parë dhe në zyrat e PDK-së.

Figurat historike të PDK, Thaçi dhe Veseli pasi dje iu konfirmuan akuzat kanë udhëtuar për në Hagë ku janë vendosur menjëherë në paraburgim.

Ata së bashku me një sërë ish-luftëtarë të tjerë UÇK si Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi etj akuzohen nga Prokuroria Speciale e Hagës për rreth 100 krime lufte ndaj popullsisë civile gjatë luftës Kosovë-Serbi dhe më pas.

Në shtator gjithashtu EULEX bastitsi edhe zyrat e OVL të UÇK, teksa kryetari i veteranëve Hysni Gucati dhe nënkryetari i saj Nasim Haradinaj u paraqitën gjithashu në Hagë.

Bastisjes e EULEX kanë filluar që dje me shtëpinë e Jakup Krasniqit, teksa pritet që për të gjithë zyrtarët në listën e të akuzuarve nga Haga të ndiqet e njëjta procedurë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme