Një zjarr ka shpërthyer në fshatin Vranidoll të Prishtinës ku strehohen refugjatët në mëngjesin e së shtunës.
Behar Shala, zjarrfikësi që mori pjesë në aksionin për shuarjen e këtij zjarri, thotë se fatmirësisht askush nuk mbeti i lënduar nga ky zjarr.
“Sot në ora 5 të mëngjesit ne intervenuam në mënyrë profesionale dhe e lokalizuam -fikëm zjarrin në fshatin Vranidoll, te objekti ku strehohen refugjatët. Për fat të mirë nuk kishte të lënduar”, shkroi Shala krahas publikimit të fotografive.
Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar dhe Bajram Krasniqi nga policia e Kosovës i cili tha se një person do të intervistohet nga stacioni policor “Veriu” Prishtinë.
“Sot në 04:48 policia është njoftuar për një zjarr në fshatin Vranidoll, në qendrën ku strehohen emigrantët. Zjarri është lokalizuar, policia po e trajton rastin, në këto momente një person do të intervistohet në SP “Veriu” Prishtinë”, tha Krasniqi
Në Vranidoll është qendra e azilit ku më shumë strehohen migrantë nga Siria që kanë ikur për shkak të luftës.
© SYRI.net