Pas fakteve për ato që ka zbardhur media si pjesë të dosjes prej 1000 faqesh të përgjimeve të Antimafias italiane, mësohet se SPAK është vënë në lëvizje.
Burime pranë Strukturës së posaçme Antikorrupsion bëjnë me dije se është regjistruar procedimi penal dhe ka filluar hetimi. SPAK do thërrasë figura të njohura të politikës dhe shtetit për të dhënë dëshmitë e tyre lidhur me përgjimet e mafies italiane ku përmenden figura të rëndësishme të qeverisë dhe biznesmenë shqiptarë të përfshirë.
Po kështu do merren nga kompanitë mobile telefonatat e “Nikut” me ministrin nën hetim./Mapo.al/