Djali ka rrahur nënën e tij duke përdorur gjatë sulmit fizik edhe dru. Pas kësaj torture, nëna e ka denoncuar të birin në polici.
“Një grua 44-vjeçare nga Gostivari dje në ora 17.00, në SPB Tetovë ka raportuar se në shtëpinë e tyre familjare rreth orës 15.00 kishte qenë e sulmuar fizikisht nga djali i saj F.N. (22). Sipas raportit, ai gjithashtu gjatë sulmit ka përdorur një mjet prej druri”, njoftojnë nga SPB-Tetovë.
Merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e çështjes.