Kuvendi pritet të votojë sot buxhetin për vitin 2022

 

Deputetët sot pritet ta votojnë propozim buxhetin për vitin 2022. Në ditën e fundit të debatit deputetët me akuza të ndërsjella. Për mazhorancën buxheti është i paraparë për të rikuperuar ekonominë nga pandemia, por në të njëjtën kohë për të plotësuar të gjitha nevojat e qytetarëve. Opozita akuzon se bëhet fjalë për buxhet jo zhvillimor që e fut shtetin në borxh, shkruan Alsat .

“Pritjet e mëdha sjellin zhgënjime të mëdha, ky buxhet për vitin 2022 do të jetë i njëjtë me pritshmëritë për datën e negociatave, ashtu siç është zhgënjyese fitorja juaj në zgjedhjet lokale. Pretendoni se kjo qeveri ka miratuar buxhet zhvillimor, likuid dhe do t’i plotësojë të gjitha nevojat në kohë, por nga përvojat e mëparshme të gjithë e dimë se nuk do të jetë kështu”- deklaroi Daniela Hristova – deputete e VMRO-DPMNE-së.

“Buxheti do t’i plotësojë të gjitha nevojat e qytetarëve dhe ekonomisë, duke ruajtur mbi të gjitha shëndetin e qytetarëve, por nga ana tjetër, investimet kapitale janë baza për lëvizjen e ekonomisë. Absolutisht nuk keni të drejtë se kjo Qeveri nuk është në gjendje të realizojë projekte kapitale, unë çdo ditë udhëtoj me makinë nga Radovishi në Shkup në autostrada të reja ekspres”- pohoi Kole Çarakçiev – deputet i LSDM-së.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme