Alternativa për momentin nuk është “as mish e as peshk”, kështu u shpreh në “Rruga drejt…” deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski, i cili nënvizoi se Alternativa ka arritur marrëveshje me Zaevin për tu bërë pjesë e qeverisë, por se akoma nuk ka hyrë në qeveri, shkruan
Alsat.
Ndërkohë që ritheksoi qëndrimin e partisë së tij, VMRO-DPMNE-së, se BDI-ja dhe LSDM-ja më shumë krijojnë probleme se sa që angazhohen për zgjidhjen e tyre.
“Ne nuk e kemi problem që të diskutojmë me Alternativën, por problemi është se njeri nuk di se si të pozicionohesh. Ata për momentin nuk janë “as mish e as peshk”. Pse mendoni ashtu? “Sepse kanë arritur marrëveshje me Zaevin për tu bërë pjesë e Qeverisë, ndërsa akoma nuk kanë hyrë në Qeveri. Dhe ne nuk jemi të sigurt se sa do të jetë stabile ajo qeveri, a do të ofroj zgjidhje reale, a do ta ndërroj Alternativa qëndrimin se BDI-ja është problemi në shtet dhe në Qeveri, apo ndoshta do të bëhen më pragmatik në qëndrimin e tyre ndaj tyre, nuk e di. Por ne nuk e kemi ndryshuar qëndrimin, ne vlerësojmë se BDI-ja dhe LSDM-ja më shumë krijojnë probleme se sa që ofrojnë zgjidhje në këto vite krizash”, tha Milloshoski./ Alsat.mk