Varri masiv në Bucha të Ukrainës/ Kryebashkiaku: Mund të jenë 300 viktima

Një varr masiv u zbulua në qytetin Bucha, në periferi të kryeqytetit ukrainas të Kievit këtë të diel.

Banorët thanë për CNN se trupat u varrosën në territorin e Kishës së Shën Andreas dhe Pyervozvannoho të Gjithë Shenjtorëve, në ditët e para të luftës.

Sipas tyre, viktimat janë kryesisht civilë të vrarë në luftimet rreth Bucha.

Kryebashkiaku i Bucha tha se mund të ketë deri në 300 viktima të varrosura.

Qyteti i Bucha ka  përjetuar bombardimet më të rënda që nga fillimi i luftës, pasi Kiev ka qenë shënjestra e parë e Rusisë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme