Gjatë ditës së djeshme diku rreth orës 17:30 në Shtip, policia ka privuar nga liria dy persona, S.Sh. 38 vjeç dhe D.Sh. 36 vjeç. Sipas njoftimit të policisë gjatë bastisjes të kryer me urdhër gjyqësor është gjetur dhe konfiskuar kanabis, gjethe të kanabisit, predha nga pushka automatike dhe lëndë të tjera që burojnë nga vepra penale.
Personat në fjalë janë ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të ngritët padi përkatëse./Alsat.mk