Qendra për testim sërish në grevë, të punësuarit kërkojnë rritje pagash

Gazetare: Melihate Rustemi

Sindikata e Qendrës Shtetërore të Provimeve ka aktivizuar sërish grevën për të kërkuar rritje të pagave për 25 %. Rritja që ata kërkojnë duhet të vlejë për të gjithë punësuarit në Qendrën Shtetëroee të Provimeve që organizojnë testimet për nxënësit dhe mësimdhënësit. Në muajin prill greva ishte ndërprerë për t’ju dhënë kohë institucioneve përkatëse të gjejnë zgjidhje për rritjen e pagavave por deri më sot, nga Sindikata thanë se nuk morën asnjë përgjigje pozitive.

“Kemi raporte nga Banka Botërore të cilat i kemi dorëzuar te ministrat, te ministri i Arsimit dhe i Financave, në analizat e të cilëve thuhet se këshilltarët tanë marrin 25% më pak rrogë nga mësuesi praktikant. Kurse këshilltari duhet të jetë të paktën në nivelin e arsimtarit-këshilltar ose arsimtarit-mentor, sepse akoma s’kemi arsimtar-këshilltar. Në këtë moment këshilltarët që marrin pjesë në testimin për praktikantë, por edhe të gjithë të punësuarit me arsim të lartë meqë janë përfshirë në këto testime kanë të paktën 25% rrogë më të ulët se arsimtarët”, deklaroi Emilija Boshkovska, Sindikata e Qendrës Shtetërore të Provimeve.

Kjo grevë nuk do të jetë pa pasoja. Aktivitetet që zhvillohen gjatë kësaj periudhe në Qendrën shtetërore të provimeve dhe zbatimi i të cilave do të vihet në pikëpyetje janë: provimi profesional për mësues dhe bashkëpunëtorë professional ku janë 700 kandidatë të regjistruar, trajnimi bazë për kandidatët për drejtorë, trajnimi i avancuar për drejtorë, teste ndërkombëtare. Nga Sindikata thanë se nëse ky problem nuk zgjidhet, do të vihet sërish në pikëpyetje provimi shtetëror i maturës, i cili fillon aktivitetin më 1 janar 2024. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme