Tabanoc, kapen materie për prodhim të drogave

Drejtoria e Doganave njofton se në pikën kufitare “Tabanoc” tek një veturë që po drejtohej nga një shtetas i Sllovakisë, janë gjetur dhe sekuestruar substanca që shërbejnë për prodhim të drogës,. Nga Drejtoria e Doganave theksojnë se kundër personit të njëjtë është dorëzuar kallëzim penal sipas nenit 215 të Kodit Penal.

“Me datë 10.12.2023 në vendkalimin kufitar “Tabanoc”, në hyrje të Republikës së Maqedonisë së Veriut, gjatë kontrollit të automjetit të pasagjerëve me targa sllovake, inspektorët doganor në bagazh kanë gjetur katërmbëdhjetë kanaçe me gjithsej 126 prekursorë të drogës, prej të cilave 10 kanaçe me afishe TOLUEN LAKARSKY me peshë 9 litra secila dhe katër kanaçe me afishe ACETON me peshë nga 9 litra. Pas ekspertizës së mallit, u konstatua se ato janë prekursorë që përdoren për prodhimin e disa llojeve të drogës si kokainë, heroinë dhe droga të llojit amfetaminë”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Drejtoria e Doganave.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme