Është caktuar masa e sigurisë “arrest në burg” për të miturin Mario Perlleshaj, i cili akuzohet për vrasjen e bashkëmoshatarit të tij, Martin Canin.
Seanca gjyqësore u zhvillua në ambientet e spitalit privat ku 14 vjeçari është shtruar, pasi ka marrë lëndime përgjatë përleshjes me viktimën e mitur.
Ndaj të miturit rëndojnë dy akuza “Vrasja në rrethana cilësuese” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Ngjarja ndodhi për një konflikt me motive të dobëta, e nisur më herët nga rrjetet sociale, por fatkeqësisht 14 vjeçari, Martin Cani, nuk arriti të mbijetonte plagëve.