E Majta njoftoi se do të dorëzojë interpelancë për kryetaren e komisionit për punë sociale Ilire Dauti për bllokimin e ligjit për branitellat. Sipas tyre, Dauti shkel Rregulloren duke mos e vendosur ligjin për rend dite në diskutim në komision. Interpelancë për Dautin kishte paralajmëruar kohë më parë edhe VMRO-ja si një ndër opsionet e mundshme. Kurse LSDM-ja ka kërkuar thirrjen e komisionit për çështje të Rregullores, mandatit dhe imunitetit për te diskutuar për përgjegjësinë e kryeparlamentarit për rastin konkret. /Alsat.mk