M*sakra në Dobraç/ Lejuan personin e tretë të largohej nga vendngjarja, gjykata e Shkodrës jep masat e sigurisë ndaj 4 efektivëve të forcave “Shqiponja”

Gjykata e Shkodrës ka caktuar masat e sigurisë për 4 efektivët e forcave Shqiponja që u arrestuan nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore pas masakrës në Dobraç.


Ndaj tyre është caktuar masa e sigurisë “Detyrim paraqitje”, “Ndalim i daljes jashtë shtetit” dhe “Pezullim nga detyra”, për efektivët: Marta Martini, Blerim Kurmetaj, Viktor Logu dhe Juljan Sterkaj.

Efektivët u arrestuan nga AMP-ja më 20 nëntor, për shkak se akuzohen për shpërdorim të detyrës.

Sipas AMP-së, nuk ndaluan personin e tretë që ndodhej në makinë me dy viktimat, Hamza Lici dhe Arlind Bushati.

Policia ka kontrolluar dy klinika mjekësore private në Shkodër, me qëllim gjetjen e personit të tretë, që policia dyshon se ka qenë në makinën tip “Benz” me targa kroate. Policia i ka ushtruar këto kontrolle pas dyshimeve se në këto klinika është paraqitur një person i plagosur, i cili pasi ka marrë mjekim është larguar.

Qëllimi i kontrolleve nga policia ka qenë sekuestrimi i pamjeve të kamerave të sigurisë për të provuar nëse personi i plagosur është paraqitur për mjekim ose jo në klinikat private, pas ngjarjes.

Gjithashtu, policia e shtetit për të provuar shkencërisht dhe prezencën në makinë të viktimave dhe personit të tretë të mundshëm të plagosur, ka dërguar për ekzaminim në laborator prova të marra në vendngjarje si fije floku, gjurmë gishti, profile biologjike, profile djerse dhe gjaku për të zbuluar gjurmë të ADN-ve të secilit person që ndodhej në makinë, me qëllim identifikim shkencërisht të personit të tretë në makinë.

ATENTATI

Në masakrën e Shkodrës, më 30 Tetor, humbën jetën 23-vjeçari Hamza Lici, 32-vjeçari Arlind Bushati, dhe çifti i pafajshëm i bashkëshortëve, Flutura e Bashkim Basha.

Ngjarja rreth orës 15:50, në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”, ku persona ende të paidentifikuar qëlluan me breshëri plumbash drejt mjetit ku udhëtonin dy viktimat 23-vjeçari Lici (shofer) dhe 32-vjeçari Arlind Bushati (pasagjer).

Pasi mjeti ku udhëtonin dy të rinjtë u qëllua me breshëri plumbash nga atentatorët, devijoi nga rruga dhe u përplas me motorin ku udhëtonin çifti Basha.

Nga përplasja gruaja, Flutura Basha gjeti vdekjen në vendin e ngjarjes, ndërsa bashkëshorti i saj, Bashkim Basha humbu jetën pas disa ditësh në intubim në spitalin e Shkodrës.

Mësohet se autorët e ngjarjes kanë realizuar me detaje atentatin në Dobraç me qëllim për të mos lënë asnjë gjurmë. Aq sa dyshohet se makina tip “Range Rover” është shkrumbuar fillimisht me acid dhe pastaj i është vënë flaka, me qëllim mos lënien e asnjë gjurme për hetuesit.

Përdorimi i acidit është bërë për të shkatërruar numrin e shasisë të makinës dhe elementeve të tjerë identifikues. Makina “Range Rover” , qe dyshohet se u perdor nga autoret rezulton e vjedhur ne Durrës me 17 Prill te ketij viti. Raportohet se mjeti eshte vjedhur ne lagjen 12 dhe ka qene pronari ne ate kohe qe beri denoncim ne policinë e Durresit.

Kjo e dhënë është përftuar nga grupi hetimor pas krahasimit qe i është bere numrit te shasisë, ne automjetin qe u djeg ne fshatin Golem.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme