“Kemi kapur nxënës të 9-vjeçares me armë zjarri”- Jaupi zbulon kush janë shkollat më problematike: Rastet e parandaluara mund të kishin patur fund tragjik

Zyrtari i Lartë i Policisë së Shtetit, Rebani Jaupi, është shprehur se nga kontrollet që kryejnë rutinë në shkolla, janë kapur nxënës të shkollave 9-vjeçare edhe me armë zjarri.


Ai tha në emisionin Kjo Javë në Neës24 se janë raste se nëse nuk do të ishin parandaluar, do të kishin patur fund tragjik.

“Kemi kapur nxënës me armë zjarri, nxënës të 9-vjeçares. Kemi gjetur doreza në çantat e nxënësve, thika. Janë parandaluar rastet dhe nëpërmjet zëdhënësit kemi komunikuar me mediat. Janë raste që janë parandaluar që mund të kishin fund tragjik”, tha Jaupi.

Zyrtari i policisë zbuloi se shkollat më problematike janë gjimnazet dhe ato që kanë shumë nxënës.

“Vëmendjen e kemi në gjimnaze dhe shkolla me numër të lartë nxënësish. Gjimnazet janë një alert i policisë që jemi të vëmendshëm dhe kemi bashkëpunim me drejtuesit e shkollave”, deklaroi si.

Ndër të tjera Jaupi tha se pas vrasjes së 14-vjeçarit, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit u ka kërkuar të ngrenë në nivel maksimal strukturat kundër krimeve kibernetike.

“Drejtori i policisë së shtetit kërkoi të ngremë në nivel maksimal strukturat kundër krimeve kibernetike, për të ndjekur nxënësit që reklamojnë armë të ftohta, armë zjarri, video të dhunshme, në mënyrë që të identifikon rastet dhe të parandalohet përshkallëzimi i dhunës dhe ngjarjeve tragjike”, tha ai.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme