Haliti: SHIK-u u formua për t’i dalë ballë rreziqeve që i vinin vendit

Nënkryetari i PDK-së Xhavit Haliti, në emisionin “Intervista me Blerimin”, i pyetur nëse kryetarin e PDK-së Kadri Veseli do ta penalizoj e kaluara e tij si udhëheqës i SHIK-ut ka thënë se ka një shpjegim personal për këtë.

“Dua ta kem parasysh që Kadriu nuk ka qenë shef i SHIK-ut gjatë luftës por që nga themelimi i luftës ka qenë shumë aktiv dhe e dinë gjithë çka ka bërë dhe nuk ka asnjë pikë të zezë sa i përket luftës që ka bërë”, ka thënë Haliti.

Ai është shprehur se SHIK ka luajtur një rol shumë konstruktiv sa i përket luftës kundër terrorizmit dhe në shërbim të shteteve aleate.

Ai ka thënë se ka pasur edhe akuza që ai ishte shefi i SHIK-ut. “Por më vonë doli se unë as që kam qenë anëtar i SHIK-ut por mendoj se veçanërisht vendet e reja, kanë shërbime, dhe agjenturë brenda përbrenda shtetit. Por, për të siguruar informacion për qeveritë e tyre dhe edhe ky shërbim është formuar për këtë, për t’i dalë ballë rreziqeve që mund t’i vien Kosovës”, ka thënë Haliti.

Ai është shprehur se ndoshta disa figura të PDK-së janë konsumuar por pikërisht janë ato figura që kanë lëvizur procese.

“Ne kemi një kategori të deputetëve të njohur por edhe ministra të suksesshëm që kanë lënë gjurmë pozitive”, tha Haliti.

Akuzat e deritashme ndaj njerëzve të PDK-së sipas tij, kanë qenë të pabaza në nivele të larta në qeveri.

Ai ka shtuar se kanë pasur në gjitha legjislaturat deputetë që kanë pasur probleme me drejtësi.

“Askush që ka marrë aktygjykim të formës së prerë nuk ka qëndruar asnjë ditë në parlamentin e Kosovës edhe nga grupi parlamentar i PDK-së edhe nga grupet tjera”, ka thënë Haliti.

Sa i përket akuzave të deputetit në detyrë Anton Quni, ai ka bërë akuzat pa qenë i informuar.

“Nuk e dij nëse ai ka qenë gjatë kohës së luftës në Kosovë dhe ai nuk e din cilat kanë qenë betejat dhe qysh janë udhëheqë”, tha Haliti.

Ai tha se e di që Quni ishte në Tropojë dhe Koshare dhe se ka bindjet e tij politike.

“Por të akuzosh pa fakte për vrasje e kidnapime njerëzit është e gabueshme. Gabime ka dhe ata që kanë gabuar do të përballen me drejtësinë.  Organet tona dhe të EULEX-it do t’i ndriçojnë rast pas rasti dhe duhet drejtësia të veproj dhe të shihet kush dhe për çfarë i ka bërë”, tha ai.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme