Almakos: Skicë për portret
Për shumëçka Tetova është pasqyrë ku shihet fytyra e vërtetë e shqiptarëve të Maqedonisë. Dhe duke qenë e tillë, atë shumëkush ka tentuar ta sundojë e drejtojë, duke e ditur se kështu e drejton dhe e sundon shoqërinë shqiptare në Maqedoni. Andaj Tetovës kurrë nuk i kanë munguar sundues, e që kryesish atë e morën zvarrë, e plaçkitën dhe e sollën këtu ku është tani: në duart e Teuta Arifit. Në duart e një politikaneje që më së miri përfaqëson gjeneratën e politikanëve të ashtuquajtur ‘komunjarë e vasal’, të shkollave partiake maqedonase, të përgatitur për t’i sunduar e plaçkitur shqiptarët. Pra, katër vitet e kaluara, Tetova ishte në duart e një shkollë politike, nga e cila duhet të heqin dorë shqiptarët e Maqedonisë: nga politikanët që e përbuzin të vetin, për t’ia bë qefin sunduesit maqedonas, nga politikanët si Teuta Arifi, që bëjnë karrierë me ndihmën e emblemave të partive shqiptare, por që u shërbejnë qarqeve politike maqedonase. Pra Tetovën duhet shpëtuar nga politikanët të llojit të Teuta Arifit, e cila në emër të karrierizmit personal, flijoi çdo gjë kolektive dhe madje shkoi edhe më tej: nga bashkëpunëtore servile e ministrave të LSDM’së, arriti të bëhet ministre vasale e VMRO-DPMNE’së, që sot të përfundojë si e pëlqyera e gjitha partive maqedonase, e që në mejdanin shqiptarë del përkrah Zaevit!?
Por ku ta dish, ndoshta shqiptarët, si dhe tetovarët, e kishin të pashmangshme që ta ecnin këtë rrugë politike, e që të arrinin deri te Lëvizja Besa, për të ardhur deri te një brez i ri politik, që nuk ka për qëllim të jetë i pëlqyer dhe i përdorshëm për qarqet politike e policore maqedonase, por që duan të jenë të pëlqyerit e popullit të vet dhe të vetvetes. Dhe përfaqësues më tipik i kësaj gjenerate politikanësh, dhe politikani që më bindshëm se cili do tjetër e portretizon profilin politik të Lëvizjes Besa, pa dyshim se është kryetari i saj, Bilall Kasami. Ku i ri, te i cili qartë vërehet se ai i shërben popullit pse e dinë se nuk ka shërbesë më të madhërishme se kjo, dhe i cili i gjunjëzohet Zotit pse e din se për të gjitha duhet t’i jemi mirënjohës Allahut.
Për Bilall Kasamin kundërshtarët e tij politik trilluan e thane edhe gjëra që kurrë nuk thuhen nëse je sadopak i njerëzishëm. Dhe ngaqë nuk kishin me çka ta njollosin, ngaqë e kishin të pamundur ta shpallin mëkatarë, filluan ta fajësojnë pse dikur na paska qenë anëtarë i BDI’së. Me çka pa dashje ata pranuan se sa e turpshme sot është të jesh mbështetës i BDI’së. Por, mbështetës i saj sotëm, e jo i dikurshëm kur thuajse të gjithë shqiptarët e Maqedonisë e votonin këtë parti, duke mos e ditur se kështu e mbështesnin dështimin e vet kolektiv.
Bilall Kasamit iu tha se është fetarë, duke ia pas zili pse atë asnjëherë dhe askush nuk e pa duke iu lutur Zotit, edhe pse ai gjithmonë qëndronte i përkulur para tij. Por jo për të marr vota, po për të marrë bekimin e tij. Dhe çka nuk u trillua dhe nuk iu tha Bilall Kasamit, por asgjë nuk mundi ta njolloste figurën e tij. Dhe nuk mund ta njolloste sepse Bilall Kasami nuk i ngjanë asnjë politikani tjetër në Maqedoni, por vetëm vetvetes, vetëm gjeneratës së re politikanësh, që është në ardhje, e që gjithsesi duhet kërkuar te Lëvizja Besa. Dhe nëse doni t’i dalloni ata nga të tjerët, gjithmonë krahasoni sa janë të ngjashëm me Kryetarin e ardhshëm të Komunës së Tetovës, Bilall Kasamit. E m çka edhe do vëreni se për herë të parë pas këtyre zgjedhjeje lokale, Tetova do ketë drejtues që atë do e kryesoj duke qëndruar gjithmonë i përkulur përpara tempullit të shqiptarisë, e të Zotit. E kësi drejtuese si Bilall Kasami, Tetova nuk ka pasur kurrë deri më tani./Almakos.com