Abdixhiku për refuzimin e vizës për Haradinajn: Izolimi i Kosovës ka nisur tashmë

Deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka komentuar faktin e refuzimit të vizës nga Ambasada Amerikane për kreun kosovar të ekzekutivit, Ramush Haradinaj.

“Dhe kështu, në 10 vjetorin e pavarësisë, Kryeministrit të Kosovës i refuzohet viza për në Amerikë. Një relacion siç se kishim menduar ndonjëherë – Republika në rënie të lirë”, ka thënë Abdixhiku.

Sipas tij, Kosova gradualisht po rrëshqet nga lidhja e vetme politike që e mbanë atë shtet; nga e vetmja forcë që i jep garancë të sigurisë.

“Nga një relacion ekzistencial partneriteti me SHBA-në, këta e sollën vendin në relacion refuzimi. 20 vite më parë liderët e Kosovës kishin lidhje e trajtim shumë më të avancuar perëndimorë se që kanë këta sot. Sot, pak udhëheqës në botë, marrin refuzim të tillë”, ka thënë Abdixhiku.

Abdixhiku ka shprehur bindjen se izolimi i Kosovës ka nisur tashmë.

“As takime të niveleve të ulëta s’mund të bëjnë më. E gjitha për interesa të ngushta të një grushti njerëzve në pushtet. Prandaj dorëheqja e kësaj qeverie është domosdoshmëri tani. Këta s’janë të aftë për shtet”, ka thënë ai.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme