Kasami nën kërcënimin e armëve pushton Selinë e Besës në Shkup

Ish kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, i cili u shkarkua nga kryesia e partisë, sot me një grup njerëzish të armatosur, me forcë kanë hyrë në Selinë qendrore të partisë në Shkup. Punonjësit e sigurimit të selisë në Shkup thonë se shoqëruesit e Kasamit kanë qenë të dhunshëm dhe kanë maltretuar personalin e sigurimit. Këtë informacion e ka konfirmuar edhe Ministria e Punëve të Brendshme, e cila ka shtuar se janë duke biseduar me të dy palët e përfshira në ngjarje.

Nga Lëvizja BESA thonë se është thyer dera e selisë dhe janë pushtuar me dhunë zyrat.

“Neve na vjen keq që Bilall Kasami në bashkëpunim me klane ekstremiste të Çairit po i uzurpon dhunshëm jo vetëm zyrat e Besës, por edhe i nëpërkëmb vlerat që në skenën politike i ka sjellë Lëvizja BESA”, thuhet në kumtesën e Lëvizjes BESA.

Nexhbedin Rahmani, shef dhe pronar i kompanisë së sigurimit që ka siguruar selinë e Besës tha se gjatë ditës së sotme në ora 10:00, Bilall Kasami i shoqëruar me 20 persona tjerë, në mënyrë të dhunshme, duke thyer dyert ka hyrë në selinë qendrore të Besës.

“Ata ka dashur t’i ndaloj personi që ishte në detyrë për ta mbrojtur selinë, por i njëjti nuk ishte lejuar ta kryente punën e tij. Ata kanë përdorur mjete të rënda dhe kanë hyrë me dhunë. Këto persona kishin maska në kokë Ata e kanë malltretuar dhe mbajtur peng edhe punonjësin e sigurimit”, tha Rahmani, duke i dënuar këto veprime si të pahijshme.

Anëtari i degës së Lëvizjes BESA, të cilit fraksioni i kësaj partie në Shkup i kishin ngarkuar detyrën për të ruajtur selinë thotë se Kasami ka hyrë brenda me bandën e tij dhe kanë ka shkatuar kaos.

“Më kërcënuan, më thonin që mos të flas të qëndroj i qetë ” rrëfen ai

Policia konfirmon incidentin e dhunshëm në Selinë e Lëvizjes BESA, ndërkaq ende nuk jep detaje konkrete.

“Kryerës i panjohur ka hyrë dhunshëm në selinë e Lëvizjes BESA në Qendrën Tregtare Mavrovasja. Zyrtarët policorë kanë dalë në vendngjarje, ndërkaq me përfaqësuesit e Lëvizjes BESA dhe agjencisë e cila e ka siguruar objektin po bisedohet”, thonë nga MPB, për Portalb.

Nga ana tjetër, nga tabori i Kasamit, paralajmëruan padi kundër personave të pa autorizuar që kanë qenë në seli dhe po ashtu njoftuan se nesër Kasami do të mbaj konferencë shtypi nga selia e Lëvizjes BESA këtu në Shkup.

Almakos.com
https://www.facebook.com/Almakos1/videos/1990331481007694/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme