A do të ketë iPhone 8 Touch ID (Foto)

Informacionet për telefonin e ardhshëm të Apple, iPhone 8 dalin pothuajse çdo ditë dhe së fundi ka rrjedh skema e prezantuar nga Benjamin Geskin, e cila zbulon disa detaje shtesë.

Siç mund të shihet, skema na tregon telefonin iPhone 8 dhe disa nga komponentët e tij. Edhe pse është vështirë të thuhet se si do të duket telefoni vetëm në bazë të këtij vizatimi, mund të konfirmojmë disa gjëra se Apple te modeli i tij më i ri do të vendosë dual kamera.

Në bazë të skemës po ashtu mund të shohim se nuk do të ketë Touch ID nga ana e përparme, gjë e cila nuk është lajm i mirë për disa nga përdoruesit. Sipas disa raportimeve,  Apple do ta vendosë Touch ID nën ekran, por kjo nuk është konfirmuar ende.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme