Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi ka treguar se qyteti i Kaçanikut së shpejti do të bëhet me objekt të banimit social.
Ai sot qëndroi në ktë komunë ku së bashku me zyrtarët e kësaj komune nëshkroi marrëveshjen e mirëkuptimit, me të cilën do të realizohet ndërtimi i një objekti banesor, për familjet e pastreha të Komunës së Kaçanikut.
“Vlera e projektit është 300,000.00€ dhe financohet nga MPMS, derisa realizimi do të bëhet nga komuna. Do të vazhdojmë edhe me projekte tjera të cilat do të ndikojnë në zbutjen e varfërisë dhe ngritjen e mirëqenies sociale për qytetarët e Republikës”, ka shkruar ai në “Facebook”.