Adelina Ismaili i bën për pesë pare dy gazetarët kosovarë: Hajt se dada vjen apet

Adelina Ismaili ka kohë që nuk ka publikuar ndonjë këngë të re muzikore.

 

Këngëtarja shqiptare është në muajt e fundit të shtatzënisë dhe po përkujdeset që sa më mirë të kalojë këtë periudhë të vështirë.

Por, kjo nuk e ka bërë që Adelina të mbetet larg fansave pasi që herë pas here po i njofton rreth jetës private fansat përmes rrjeteve sociale

Së fundi, këngëtarja ka publikuar një fotografi të rrallë të bërë në vitin 1996, kohë kur atëherë i këndonte ushtrisë së Kosovës.

“Meqenëse u kthye në trend të flitet për ushtrinë e Kosovës: Miq, ju përshëndes me një foto nga fundi i 1996, atëherë kur edhe unë si vajzë 17 vjeqare e Prishtinës e njihja krijimin e UÇK-së. Dhe guxoja ti këndoja,e vetmja… Sa do të kisha dashur që atëhere ti kisha njohur disa “gjeneralë” të Facebookut (Milaim Zeka, Berat Buzhala, e qesi ) do ti thërrisja të vinin të më ruanin mua nga policia serbe. Por, duke i njohur si i njoh sot, rrezik se do të përfundonin nën fustanin tim (në këtë rast nën pantallonat e ushtrisë) Chill, se dada vjen apet ????A.I”, ka shkruar Ismaili.

Ndryshe, kjo e fundit tash e sa vite jeton në shtetin zviceran krahas bashkëshortit Valit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme